S’tërhiqet BSPK – Greva vazhdon, Jasharaj tregon çka u premtoi Osmani

Aktuale

S’tërhiqet BSPK – Greva vazhdon, Jasharaj tregon çka u premtoi Osmani

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 16:54
S’tërhiqet BSPK – Greva vazhdon, Jasharaj tregon çka u premtoi Osmani

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për mundësin për t’u takuar.

Jasharja më tej ka shtuar se ia kanë bërë të qarta edhe një herë kërkesat a tyre presidentes Osmani nga e cila kanë marrë premtime se do të interesohet për këtë çështje.

Ai shtoi se Osmani u ka kërkuar që ta ndërpresin grevën.

“Në takim me presidenten paraqitëm kërkesat tona, të cilat edhe ajo tha se janë legjitime. Ne e lutem presidenten që ta shfrytëzojë autoritetin e saj në mënyrë që të ndikojë që të ulemi për të diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë për realizimin e kërkesave tona”.

Qeveria mund të japë ndihma për punëtorët dhe ne i gëzohemi kësaj, por kërkesat tona janë tjera. E vlerësoj angazhimin e presidentes, por për fat të keq greva do të vazhdojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat