Dhunimi i 11-vjeçares/ Ministrja Haxhiu kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Aktuale

Dhunimi i 11-vjeçares/ Ministrja Haxhiu kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Nga: A.M. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 11:38
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe Policia e Kosovës kanë dalë me një komunikatë të përbashkët, ku ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku 11-vjeçarja që u dhunua të shtunën, ishte raportuar si person i zhdukur.

Për këtë gjë reagoi menjëherë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo përmes një postimi në Facebooku ngriti disa pyetje publike, derisa u shpreh se më e pakta që do të duhej të ndodhte është dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorit që ka qenë i ngarkuar ne rastin në muajin qershor.

“Pa pasur dorëheqje dhe shkarkime të atyre që nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë, fatkeqësisht mund të kemi viktima të tjera”, shkroi ministrja Haxhiu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pse nuk vepronte Prokuroria Themelore në Prishtinë në muajin qershor? Pse nuk u arrestuan asokohe personat e dyshuar? Pse dy muaj me vonesë?

Më e pakta që do të duhej të ndodhte është dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorit që ka qenë i ngarkuar ne rastin në muajin qershor.

Pa pasur dorëheqje dhe shkarkime të atyre që nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë, fatkeqësisht mund të kemi viktima të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat