Kamberi: Standardi i njëjtë unik për të gjitha pakicat do të stabilizonte Ballkanin perëndimor

Aktuale

Kamberi: Standardi i njëjtë unik për të gjitha pakicat do të stabilizonte Ballkanin perëndimor

Nga: F. B. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 10:08
Shaip Kamberi
Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik dhe deputeti i Kuvendit të Serbisë Shaip Kamberi deklaroi se “zgjidhja e vetme e mbetur që do sjell jetë të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës është që të shfrytëzoj dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe në Bruksel të vendos standard të njëjtë unik për respektimin e pakicave brenda marrëveshjes gjithëpërfshirëse ndërshtetërore”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

I pyetur rreth qëndrimit të Kurtit që të drejtat që kanë serbët e Kosovës duhet të kenë shqiptar[t në Serbi, ndërsa ai përmend veç dy komuna, Kamberi tha se me vite “përpiqemi që të përmirësohet pozita jonë dhe pa marr parasysh faktin se kemi tri marrëveshje me qeverinë në Beograd nuk kemi arritur këtë“.

"Ende jemi në fillim, posaçërisht rreth integrimit të shqiptarëve në institucione” tha Kamberi për agjencinë “Jugpress”. Sipas tij “krijimi i pakicave të priveligjuara si përpiqet Serbia të bëjë me serbët në Kosovëm, ndërsa në territorin e saj ua heq të drejtat themelore që me ligje vendore janë përcaktuar, nuk është zgjidhje që stabilizon Ballkanin, por duhet aplikuar standard të njëjtë unik që do vlej për të gjitha pakicat dhe në një mënyrë do të ishte vendimtar në stabilizimin e rajonit” tha ai.

Ai konstaton se njerëz nga tri pakicat shqiptare, serbe e rome shkojnë nga këto komuna sepse nuk kanë mundësi të gjejnë punë dhe nuk kanë kushte ekonomike për jetë dhe çka ai si deputet mund të bëjë në këtë drejtim, Kamberi tha se “gjithsesi do përpiqet të shfrytëzoj pozitën si deputet në zgjidhjen e këtyre çështjeve“.

„Është e vërtetë se ata shkojnë për shkak të problemeve të mëdha që ekzistojnë, mungesën e perspektivës, mosrealizimin e zë drejtave, bie fjala me dekada nuk njihen diplomat e Kosovës dhe njerëzit kanë humbur shpresën” tha ai.

Ky shtet sipas Kamberit po sillet si njerkë ndaj banorëve rom edhe shqiptar.

„Për shkaka raporti armiqësor ndaj Kosovës ajo nuk kryen obligimet e saj as ndaj banorëve serb edhe rom. I gjithë ky rajon është më i pazhvilluari në Serbi, peng i bisedimeve për këtë mendojmë se dialogu në Bruksel mbetet mundësia e vetme për zgjidhjen përfundimtare të problemeve në rajonin tonë“, nënvizoi Kamberi.

Sipas tij zgjidhjet do duhet të vlejnë për tri komunat dhe komunat tjera.

“Në kuadër të gjetjes së zgjidhjes për situatën në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë  dhe qytetarët atje, qeveria e Serbia duhet të ketë më shumë kujdes, të shtoj buxhetin, të sjell investime , të subvencionoj ekonomitë lokale dhe të krijoj atmosferë që njerëzit të rrinë atje” tha Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat