Dalin detajet e reja/ Avokati i mësueses nga Suhareka: Ajo u largua nga shkolla me fyerje e bërtima nga drejtori

Aktuale

Dalin detajet e reja/ Avokati i mësueses nga Suhareka: Ajo u largua nga shkolla me fyerje e bërtima nga drejtori

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 18:57
Muhamet Mujaj

Muhamet Mujaj, avokati i arsimtares së matematikes në Suharekë, Remize Lezi ka folur për rastin e kësaj të fundit e cila është përjashtuar nga shkolla “Flamuri i Arbërit” në këtë komunë për shkak të bartjes së shamisë.

Mujaj ka thënë se të hënën kur mësuesja Lezi është paraqitur në punë me shami, e njëjta nuk është lejuar që të futet në shkollë.

“Gjithçka ka nisur të hënën kur ajo është paraqitur në vendin e punës me manifestimin e saj të bindjes fetare dhe aty nuk është lejuar as të nënshkruhet në listat e nënshkrimeve dhe as të futet në shkollë. Bile ajo është larguar duke i shkaktuar edhe dhunë psikologjike me fjalë të llojllojshme”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se drejtori i shkollës “Flamuri i Arbërit” në Suharekë i ka thënë fjalë të llojllojshme mësueses sa siç thotë ai, ka prekur edhe në personalitetin e saj.

“Drejtori i ka thënë fjalë të llojllojshme, sa ka prekur edhe në personalitetin e saj të cilën asnjëherë nuk është diskutuar para se të vendos bindjen të cilën e ka. Ka pasur fyerje edhe ajo si gjini femërore e dobët me ato bërtimat të cilat i ka drejtuar drejtori besojë që janë aspak profesionale dhe çnjerëzore”, tha Mujaj.

Po ashtu, avokati Mujaj tha se e kanë sulmuar mësuesen në shkollë me me fjalë të ndryshme.

“Prej të hënës të javës kaluar deri të martën e kësaj jave nuk është marrë po asnjë vendim, të vetmet fjalë që kanë qenë ‘dil prej shkollës’, ‘mos hajde këtu’, ‘ti paguhesh’. Ka qarkulluar një fjalë e tillë se ‘paguhesh’ pse ka shaminë. Kjo nuk është e vërtet”, tha Mujaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat