E majta i shpërfill sindikatat, e djathta i takon – Latifi: S’ka dallime ideologjike në partitë politike

Aktuale

E majta i shpërfill sindikatat, e djathta i takon – Latifi: S’ka dallime ideologjike në partitë politike

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 14:21
Blerim Latifi

Të kota dhe qesharake i quajti filozofi Blerim Latifi pretendimet se partitë politike në Kosovë kanë dallime ideologjike.

Këtë konstatim Latifi e bëri në dritën e konsultimeve të sindikalistëve kosovarë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti kjo ideologjikisht e qendrës së djathtë dhe konservatore.

Kjo pasi qeveria kosovare e udhëhequr nga një parti deklarativisht e majtë dhe socialdemokrate – e cila supozohet të jetë e ndërtuar në veprimin politik për të drejtat, mirëqenien, dhe veprimin sindikal të punëtorëve – ua shkurtoi dhe ndaloi pagat për shkak të grevës së mësimdhënësve.

Krejt këtë paradoksalitet, Latifi e përkufizoi kështu:

“Lëvizja Vetëvendosje – parti e majtë. LDK – parti konservatore. Sindikatat ankohen tek e dyta për mospërfilljen që po ua e bën e para. Ky është edhe një shembull që na tregon se sa të kota dhe qesharake janë pretendimet për dallime ideologjike në politikën kosovare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat