“100 euro më shumë, vi dha mësim” – Gashi i ashpër me sindikatat

Aktuale

“100 euro më shumë, vi dha mësim” – Gashi i ashpër me sindikatat

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 00:59
Blerim Gashi

I ashpër me sindikalistët që kanë hyrë në grevë është treguar komentatori, politik Blerim Gashi, i cili i ka bërë përgjegjës kryesor krerët e këtyre sindikatave për cilësinë në arsim.

Madje, Gashi ka thënë se të njëjtit nuk e humbin legjitimitetin e tyre kur rezultatet e nxënësve nuk janë të kënaqshme.

“Të drejtat shkojnë edhe me përgjegjësi. Andaj, këta janë të papërgjegjshëm këtu është problemi.  Kompetencën ta kërkon Qeveria, atëherë ti e humbë legjitimitetin kushtimisht me kërku me ta rrit pagën kur ti del në fund të pusit dynjas me kualitet mësimdhënës.

Gashi ka thënë se populli i Kosovës nuk është injorant që ta kuptojë pavarësinë e sindikatave.

“Definimi pro-formë i rolit sindikal nëpërmjet definicioneve çka quajmë reformë, sindikatë e grevë. Çka quajmë grevë e sindikatë, e cilat janë obligimet ligjore, po që qendron. Po na nuk jemi injorant krejt dynjaja në Kosovë me kuptu se mrapa pavarësisë së sindikatave qëndron një motiv: bimi 100 euro se tani unë vi dha mësim. Nuk është kaq bardhë e zi kjo punë,. Edhe kjo përplasje është akumulim shumë i madh i pakënaqësive”, tha Gashi. 

Gashi, ka thënë se demokracia nuk ka kuptim pa shfrytëzimin e mekanizmave të grevës.  

Gashi ka thënë se greva e mësimdhënësve ngjanë më shumë në bojkot sesa në grevë të mirëfilltë. 

“Organizimi i kësaj greve, nuk është që nuk shihet në bardhë të ditës se është më shumë bojkot sesa grevë e mirëfilltë, sepse premisa është e gabuar…”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat