E neveritshme: Dhunuesit e 11 vjeçares “amnistohen” në disa prej komenteve të rrjeteve sociale

Aktuale

E neveritshme: Dhunuesit e 11 vjeçares “amnistohen” në disa prej komenteve të rrjeteve sociale

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Opinioni publik në Kosovë të hënën mbeti i shokuar, pasi u raportua se një vajzë në Prishtinë, 11 vjeçare është dhunuar nga pesë persona – për shtatë orë, ka raportuar Policia.

Por jo të gjithë janë të shokuar – dhunuesit kanë gjetur edhe mbështetje, mandje haptazi – në rrjetet sociale, publikisht.

Janë një mori komentesh të cilët fajin e dhunimit e vendosin te viktima.

“Veshje provokative”, “ka dasht vet ajo”, “kërkush nuk të merr me zor”, janë vetëm disa nga komentet e neveritshme të cilat amnistojnë dhunuesit.

Nuk dihet nëse instancat e drejtësisë do të marrin diçka ndaj atyre që haptazi mbështesin krimin.

Image
Komente
Image
Komente
Image
Komente
Image
Komente
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat