Dhunimi i 11 vjeçares, Rron Gjinovci reagon ashpër: Shumicës i dokët normale me ja bo femnave në rrugë “ta ha pi**in”

Aktuale

Dhunimi i 11 vjeçares, Rron Gjinovci reagon ashpër: Shumicës i dokët normale me ja bo femnave në rrugë “ta ha pi**in”

Nga: M.L. Më: 29 gusht 2022 Në ora: 20:21
Rron Gjinovci

Analisti Rron Gjinovci i konsideron si hipokrite reagimet në lidhje me aktin kriminal të dhunimit të të mitures 11 vjeçare nga 5 persona në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, Gjinovci ka thënë se ngacmimi i vajzave në rrugë shumicës i duket normale, e po ashtu shumica justifikojnë rrahjen e grave nga burrat.

Gjinovci, ka thënë se duhet shkollim dhe asgjë tjetër.

Postimi i plotë:

Shokimi hipokrit i shoqnisë kosovare dhe shpjegimi i rastit të përdhunimit si diçka monstruoze që nuk i përkiska ksaj shoqnie osht i padurushëm. Rrini bre trusni. Shumicës i dokët normale me ja bo femnave në rrugë "ta ha pid*in". Shumica e justifikojnë rrehjen e grave nga burrat. Shumica e djemve të ri deklarojnë që dojnë gru virgjine. E qysh kujtut ju? Mas krejt qityne normalizimive përdhunimi osht hapi i radhës.

Shkolla, shkolla, shkolla dhe asgjë tjetër. Ama jo shkolla me msusa sbashka dhe profesora dugollër e kastratër, se apet dalim te përdhunimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat