B-1 kthehet në funksion pas rënies “për shkaqe teknike”

Aktuale

B-1 kthehet në funksion pas rënies “për shkaqe teknike”

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 15:52
Ilustrim

Njësia B-1 është rikthyer në operim pas rënies për një kohë të shkurtër për shkaqe teknike ka njoftuar KEK-u.

Sipas tyre kjo njësi aktualisht është duke prodhuar mbi 210 MW/h

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndërprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim. Në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”, thuhet në njoftim.

Të dielen ka rënë nga funksioni edhe njësia A-3, gjë e cila sipas KEDS ka vështirësuar edhe më shumë situatën me furnizim me energji elektrike. Qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të energjisë elektrike me nga 6 orë me rrymë e 2 pa të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat