Arianit Koci kërkon pasaportë të Shqipërisë, aryeja është interesante

Aktuale

Arianit Koci kërkon pasaportë të Shqipërisë, aryeja është interesante

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 08:17
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, i ka bërë kërkesë publike presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, që t’ia jap pasaportën e Shqipërisë.

Ai ka shkruar se po i duhet të udhëtoj nëpër gjithë botën, e këtë po ia pamundëson pasaporta e Kosovës.

Pasaportë shqiptare avokati Koci, ka kërkuar edhe për bashkëshortën.

Në kërkesën e tij thotë se po e bënë që t’i përfaqësoj sa më denjësisht shqiptarët kudo që udhëton.

Postimi i plotë:

Nëse don me udhëtu shpejt, udhëto vetëm, nëse don me udhëtu larg, shko së bashku me dikend - është një thënie afrikane.

Këto ditë i bëra rreth 1000 km me bicikletë.

Veç vet.

Shpejt.

Por, une po mendoj me udhëtu gjatë.

Rreth botës. Me Meritën!

2.

Pengesa e vetme në realizimin e planit tonë është pasaporta kosovare.

Me dokumentin tanë të udhëtimit, ky mision është i pamundur.

India, Rusia, Kina dhe disa shtete që nuk na kanë pranuar, thuaja që nuk japin viza për kosovarët.

Edhe kur japin - në raste të ralla, ka vonesa.

Dinamika e lëvizjes shkatërrohet.

Udhëtimin rreth botës po mendoj me e kry për 80 ditë.

Si Phileas Fogg në librin e Jules Verne: Le tour du monde en quatre-vingts jours.

3.

Natyrisht, reportazhat nuk kishin munguar.

Por, theksi kishte qenë takimi me shqipet tana që jetojnë në botë. Shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë. E të tillë kam gjetë thuaja gjithkund: madje edhe në Meksikë.

4.

I nderuari President i Republikës së Shqipërisë @barjambegaj;

I nderuari Kryeministër i Shqipërisë @edirama;

Kërkoj nga ju që mua dhe Meritës të na jepni shtetësinë shqiptare.

Në fund të fundit, jemi shqiptarë.

Sigurisht se në udhëtimin tanë nëpër botë, do ta përfaqësojmë Kosovën dhe Shqipërinë - denjësisht.

P.s

Dekretin për shtetësisë e nënshkruan Presidenti i Republikës.

Por ison, apo tercën në favor të kërkesës sime, mundet me ia mbajtë edhe Kryeministri bashkë me Ministrin e Brendshëm.

Ju lutëm t’ia bëni tagg Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat