Kurti: Në administratë publike ka njerëz që nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen - duhet reformim

Aktuale

Kurti: Në administratë publike ka njerëz që nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen - duhet reformim

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 12:51
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka pasur shumë vërejtje për anëtarët e partisë e ministrat.

Ndërsa deputetëve të LVV-së iu tha se mund të mos jenë më kandidatë për deputetë nëse s’bëjnë sa duhet për ta mbrojtur Qeverinë e ministrjave iu tha se “s’janë shefa”, Kurti ka paralajmëruar ndryshime edhe në administratën publike.

Kurti tha se në administratën publike ka persona që “nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen”.

“Duhet ta reformojnë edhe administratën tonë publike sepse nuk tolerohet një administratë e trashëguar kur ku ka plot elemtë që nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat