Hisen Berisha: Ia arriti shoku Albin, ta kthej Amerikën pro Vuçiqit e Serbisë në bisedime

Aktuale

Hisen Berisha: Ia arriti shoku Albin, ta kthej Amerikën pro Vuçiqit e Serbisë në bisedime

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 14:10
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka reaguar, kryeministrit Alibin Kurti pas deklaratave për Abasadorin Christofor Hill.

Berisha ka thënë se me deklaratat e tij kryeministri Kurti arriti ta kthej amerikën pro Vuçiqit në bisedime me Serbinë.

Berisha ka thënë se kjo që po ndodhë pas Brukseli, 18/08/22, është rezultat i kryeneçësisë së Kryeministrit.

Shkrimi i plotë i Hisen Berishës:

Përgëzim për Kryeministrin

Edhe një “përgëzim” duhet bërë i ditur për Kryeministrin tonë.

Ia arriti shoku Albin, ta kthej Amerikën pro Vuçiqit e Serbisë në bisedime.

Kjo po, që përbën një të arritur të madhe prej argati.

Pas takimit të Brukselit, me deklaratën e Ambasadorit amerikan në Beograd, z. Hill, Kursi Politik i Veprimit, tingëllon favorizues si kualifikim për Vuciqin dhe Serbinë. Dëshpërimi bëhet me i thellë kur e analizojmë karrierën politke dhe diplomatike që ka kaluar z. Hill, si dhe qëndrimet në mbështetje të të drejtës së Kosovës për liri e shtetësi.

Për shumë vite, lidershipi politik i shqiptarëve të Kosovës, punuan bashkë me miqtë e kombit tonë dhe diasporën, të sensibilizojnë Botën rreth kauzës sonë të drejtë.

Ishte ky një “teren politik” që bëri të mundshme dhe të suksesshme luftën e UÇK. Ishin vetë SHBA, që me ndërhyrjen e organizuar politike dhe ushtarake, u benë aleat të UÇK, të drejtës sonë humane, duke mundësuar fitoren e lirisë dhe sponsorizuar pavarësinë e shtetin.

Kjo që po ndodhë pas Brukseli, 18/08/22, është rezultat i kryeneçësisë së Kryeministrit tonë me ideologji neokomuniste e socialiste, i cili udhëhiqet nga qarku i mbyllur i të menduarit, “mbështetur në forcat tona”, mbi doktrinën "edhe barë do hamë"! Vërtetë “meriton” të përgëzohet kryeministri ynë!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat