Duraku: Infermierët nuk trajtohen me dinjitet, kjo po i detyron ta lënë Kosovën

Aktuale

Duraku: Infermierët nuk trajtohen me dinjitet, kjo po i detyron ta lënë Kosovën

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 18:54
Enlirat Duraku

Enlirat Duraku nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së thotë se trajtimi jodinjetoz që po u bëhet infermierëve po i detyron ata të largohen nga Kosova.

Sipas tij, me pagat të cilat kanë tani profesionistët shëndetësorë, nuk kanë mundësi t’u japin familjeve të tyre kushte të mira të jetesës.

Nuk trajtohen me dinjitet, nuk trajtohen me respektin ashtu siç e meritojnë dhe nuk iu jepet rëndësia të cilën e kanë për sistemin shëndetësor, edhe për qytetarët. Këto janë faktorët kryesorë që janë duke i detyruar profesionistët tonë që të kalojnë, ose nga sistemi publik, ose ta lënë fare Kosovën. Pasi që secili profesionist shëndetësor sigurisht se primar e ka familjen së tij, fëmijëve të tij t’ua mundësojë një mënyrë më të mirë të jetesës, e që me ketë trajtim aktualisht edhe me këtë kompensim, me këtë pagesë është e pamundur”, tha ai.

Duraku bëri të ditur se në shtatëmujorin e parë të këtij viti, nga Kosova janë larguar 400 infermierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat