“Jo buka po kulaçi” - Serbëve tash iu kanë “faj” edhe mediet zvicerane që i akuzojnë për gënjeshtra rreth fjalëve të Vuçiqit

Aktuale

“Jo buka po kulaçi” - Serbëve tash iu kanë “faj” edhe mediet zvicerane që i akuzojnë për gënjeshtra rreth fjalëve të Vuçiqit

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 16:57
Aleksandër Vuqiç dhe Vladimir Putin

“Novosti” ka publikuar një lajm për “insinuata të rrejshme” të radios zvicerane SRF1 , ku sipas tyre ky medium ka gënjyer rreth fjalëve të Vuçiqit lidhur me mbrojtjen e serbëve në rast se këtë nuk e bënë NATO, ndonëse ai shprehimisht thotë se “do të mbrojë serbët nga përndjekja nëse këtë nuk e bën NATO” , transmeton “Bota Sot”.

Në të vërtetë radio shtetërore zvicerane SRF1 ka transmetuar deklaratën e Vuçiq lidhur me situatën në Kosovë dhe sipas “Novosti” këtë e bëri në mënyrë të “pasaktë”.

Mediumi zviceran ka shkruar se Vuçiq ka deklaruar se “nëse NATO nuk mbron serbët, serbët vetë do sulmojnë Kosovën” transmeton “Novosti”, që i bie “jo buka po kulaçi” sipas fjalës së urtë popullore.

Sipas gazetës “Novosti” Vuçiq ka thënë se do të " mbrojë serbët nga përndjekja, nëse NATO nuk i mbron”.

“Nuk do ketë përndjekje të re të serbëve, kjo nuk do të ndodhë! Nga përfaqësuesit e serbëve kam marr mbështetjen e plotë se do pranohet çdo gjë që vendos Beogradi, por janë vendos vija të kuqe për të cilat nuk do flas tash” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat