Gani Geci publikon pamje nga veriu i Kosovës ku po qëndrojnë trupat amerikanë, ka një mesazh për serbët

Aktuale

Gani Geci publikon pamje nga veriu i Kosovës ku po qëndrojnë trupat amerikanë, ka një mesazh për serbët

Nga: H.O. Më: 22 gusht 2022 Në ora: 15:23
Pamje nga veriu

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci në një postim të tij në Facebook ka publikuar pamje nga veriu i Kosovës derisa atje po qëndrojnë ushtarë amerikanë.

Ai shkruan se me datën 1 shtator serbët do të pranojnë tabelat dhe dokumentat e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Tyne herë thojshin;

“I forti të rrehë e nuk të lenë me kajtë”!

Apo i shihni more a janë amerikanë qeta në Veri të Republikës së Kosovës?

Deri me datën 1 shtator serbët do t’i pranojnë tabelat e Republikës së Kosovës dhe do t’i pranojnë edhe dokumentat e Republikës së Kosovës.

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë Kosovën!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat