Asociacioni i komunave pritet ta padisë MASHTI-n dhe Ministrinë e Shëndetësisë

Aktuale

Asociacioni i komunave pritet ta padisë MASHTI-n dhe Ministrinë e Shëndetësisë

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 10:43
Sazan Ibrahimi

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë me dije se ky institucion po e shqyrton mundësinë për të paditur dy ministri, MASHT-n dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai ka treguar se padia ka të bëj me kontratat kolektive që i kanë nënshkruar këto ministri me punëtorët e sektorëve të tyre.

“Padia e komunave ndaj këtyre dy ministrive që këto miliona euro të rikthehen në buxhetet komunale sepse padrejtësisht u janë marrë komunave, sepse kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror pa konsulta apo pa informim të komunave, kurse buxhetit u është marrë atyre.

Ne si Asociacion e kemi ngrit këtë shqetësim disa herë, kemi shpresuar që të gjejmë një gjuhë të përbashkët me nivelin qendror. Në takimin e fundit të Komisionit të Granteve edhe një herë është ngritur ky shqetësim mirëpo nuk ka gjete përkrahje nga niveli qendror dhe pas këtij takimi, Bordi i Asociacionit ka kërkuar të fillohet me analizimin e situatës por edhe me hartimin e padive ndaj këtyre ministrive”, ka thënë Ibrahimi për EO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat