Zyrtare: Takimi Kurti-Vuçiq mbahet me 18 gusht në Bruksel

Aktuale

Zyrtare: Takimi Kurti-Vuçiq mbahet me 18 gusht në Bruksel

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:38
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Tashmë  është konfirmuar. Takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet me 18 gusht.

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian,  ka konfirmuar se raundi i radhës së dialogut në nivelin më të lartë politik, do te mbahet me 18 gusht.

 Sipas Stanos, sikurse kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti  Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Josep Borell, shefit të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, dhe kanë konfirmuar se do udhëtojnë drejt  Brukselit me 18 gusht.

Mundësinë për mbajtjen e një takimi të tillë në javën e tretë të gushtit e  ka paralajmëruar ditë më parë edhe kryeministri Albin Kurti, por pa dhënë ndonjë datë të saktë, kurse presidenti i Serbisë, Vuçiq, ditë më parë e përmendi këtë si datë të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat