​Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit, Al-Marri

Aktuale

​Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit, Al-Marri

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 18:12
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Prishtinë, Ali bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetje ndaj Kosovës.

Osmani ka kërkuar me këtë rast që Katari ta vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës me thellimin e marrëdhënieve jo vetëm në aspektin politik por edhe atë ekonomik, në fushën e shëndetësisë, turizmit dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Ajo ka theksuar se Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për investime të huaja.

Andaj ka kërkuar nga ambasadori Al-Marri që investitorët nga Katari ta shohin mundësinë e investimeve eventuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat