Ushtaraku shqiptaro-amerikan paralajmëron Serbinë: Do të jeni me fat, bombardimi do të zgjatë vetëm 7-8 orë!

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan paralajmëron Serbinë: Do të jeni me fat, bombardimi do të zgjatë vetëm 7-8 orë!

Nga: A.ZH Më: 2 gusht 2022 Në ora: 08:12
Bombardimet e NATO-s në Serbi

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrrem Maralusha, ka komentuar zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, ai ka paralajmëruar Serbinë se rast intervenimi në Serbi, bombardimi në këtë shtet nga NATO-ja do të zgjat vetëm 7-8 orë, përcjell Bota sot.

“Në vitin 1999, Serbia u bombardua për 78 ditë rresht.

Kësaj radhe Serbia do të jetë më me fat se bombardimi do të zgjatë vetëm 7-8 orë.

S’ka me pas nevojë me zgjatë më shumë. Të gjitha pozitat ushtarake do të avullohen për këto 7-8 orë.

Sa i lumtur ka me qenë Vuçiqi me Putinin”, ka shkruar Maralusha.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur, pasi serbët lokalë bllokuan për dy ditë rrugët në veri të fundit, në shenjë proteste ndaj dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, që lidhen me targat dhe dokumentet./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat