KFOR: Jemi të gatshëm të ndërmarrim masat e nevojshme për ta mbajtur të sigurt Kosovën

Aktuale

KFOR: Jemi të gatshëm të ndërmarrim masat e nevojshme për ta mbajtur të sigurt Kosovën

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 15:46
KFOR

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës.

Monitorimi, sipas një postimi në Twitter, po bëhet së bashku me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

“Sipas mandatit të OKB-së, KFOR-i vazhdon të jetë i përkushtuar për sigurinë, i gatshëm të ndërmarrë masa të nevojshme për ta mbajtur të sigurt Kosovën”.

Më 31 korrik, NATO deklaroi se forcat e saj në Kosovë janë të përgatitura të ndërhyjnë në Kosovë, nëse do të rrezikohej stabiliteti në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat