Shala: Raporti i GREVIO-s e ndihmon Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Aktuale

Shala: Raporti i GREVIO-s e ndihmon Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 11:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, në lidhje me raportin mbi vlerësimin e përafrimit të ligjeve, politikave dhe masave të tjera të Kosovës sipas standardeve të Konventës së Stambollit.

Ky raport u cilësua si shumë i rëndësishëm nga zëvendësministrja Shala, sepse, siç tha ajo, ai e ndihmon Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Raporti i GREVIO-s është shumë i rëndësishëm sepse e ndihmon Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës”.

Tutje, Shala tha se raporti do të bëhet publik në mesin e tetorit, pasi që të merren komentet nga institucionet përgjegjëse.

Raportet me Këshillin e Evropës i kemi filluar qysh në janar të këtij vitit. Kemi bërë analizë në vendin tonë sipas kërkesave të konventës së Stambollit”.

“Raporti bëhet publik në mes të tetorit. Ekspertet e GREVIO-s kanë hartuar raport sa i përket bazës ligjore. Draftin e dytë të raportit e kemi pranuar në korrik dhe i është dërguar institucioneve përgjegjëse. Aktualisht jemi duke pritur komente nga institucione përgjegjëse. Pasi ti pranojmë këto me 15 shtator ia rikthejmë komentet tona ekspertëve të GREVIO-s. Funksionojmë me 15 ekspertë”. 

Zëvendësministrja e Drejtësisë gjithashtu tha se ky raportim e ndihmon Kosovën që ta ketë një pasqyrë të qartë të obligimeve që rrjedhin nga konventa e Stambollit si dhe të identifikojë sfidat me të cilat përballen institucionet e vendit.

Ne do ta kemi pasqyrë të qartë të obligimeve që rrjedhin nga konventa e Stambollit dhe nismën për ligjin për mbrojtjen e dhunës në familje. Raporti GREVIO identifikon sfidat që përballen institucionet vendore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat