​Presidenca thotë se barrikadat në veri u vendosën me urdhër të Vuçiqit

Aktuale

​Presidenca thotë se barrikadat në veri u vendosën me urdhër të Vuçiqit

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:24
Ilustrim

Shefi i stafit të Presidencës Blerim Vela ka akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq se qëndron prapa vendosjes së barrikadave në veri.

“Vuçiq bart përgjegjësinë e plotë në rast të ndonjë eskalimi të situatës në terren. Ai do të dështojë”, shkroi Vela në Twitter.

Me urdhër direkt të Vuçiqit, strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri.

Kjo është përpjekje flagrante për minuar sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat