Këshilltari i Presidentes: Nën urdhrat direkte të Vuçiqit u vendosën barikadat në pjesën veriore

Aktuale

Këshilltari i Presidentes: Nën urdhrat direkte të Vuçiqit u vendosën barikadat në pjesën veriore

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 21:34
Blerim Vela

Pas tensionimit të situatës në veri, ka dalë një reagim nga Zyra e Presidentes Vjosa Osmani, e cila vetë nuk është deklaruar akoma. 

Shefi i Stafit të Presidentes thotë se barrikadimi i rrugëve në veri po bëhet me urdhër direkt të Presidentit serb, Aleksandër Vuciq. 

Me urdhër direkt të Vuciqit, strukturale ilegale të Serbisë në Kosovë kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri. Kjo është përpjekje flagrante për minuar sundimin e ligjit në Kosovë”, thuhet në shkrimin Veles. 

“Vuciq bart përgjegjësinë e plotë në rast të ndonjë eskalimi të situatës në terren. Ai do të dështojë”, thuhet tutje në postimin e tij në Twitter. Pak më herët, Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një video ku bën përgjegjës për trazira presidentin serb dhe vartësi i tij, Petar Petkoviq, i cili drejton një zyrë të ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat