​Gjendja në vendkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Muçibabë

Aktuale

​Gjendja në vendkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Muçibabë

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Në tri vendkalimet kufitare në orët e pasdites shënohen pritje të gjata të hyrje-daljeve të qytetarëve.

Pritjet më të gjata janë në Muçibabë, ku për të hyrë duhet pritur 55 deri në 60 minuta dhe po aq edhe për dalje. Kolonat në hyrje të këtij vendkalimi kufitar janë 250 metra, po aq edhe ato në dalje.

Në vendkalimin tjetër kufitar Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë janë 20-25 minuta, ndërsa për të dalë 25 deri në 30 minuta. Kolonat në hyrje të këtij vendkalimi kufitar janë 50 metra, ndërsa në dalje 70 metra.

Më pak pritje e kolona ka në vendkalimin kufitar Merdare. Aty pritjet për të hyrë janë nga 10 deri në 20 minuta, dhe po aq edhe ato në dalje. Për të hyrë nuk ka kolonë, ndërsa në dalje kolona është 30 metra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat