Haxhi Avdyli ia “këput” shpresat Arben Gashit: Tre në një foto por asnjë në Tetëshe

Aktuale

Haxhi Avdyli ia “këput” shpresat Arben Gashit: Tre në një foto por asnjë në Tetëshe

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha të mërkurën në mbrëmje se 8 deputetë të mazhorancës kanë shprehur interes t’i bashkohen kësaj partie. “Ka plot indikacione, ka lëvizje e interesime të deputetëve që të vijnë në Grupin Parlamentar të LDK-së. Janë të paktën tetë deputetë që kanë shpreh interes”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur deputeti nga lisa “Guxo” Haxhi Avdyli duke postuar një foto me dy bashkë-partiakë të tij, deputeten Jeta Statovci dhe ministrin Faton Peci.

Sipër fotos, Avdyli ia ka bërë të qartë Gashit se asnjëri nga të tre nuk bëjnë pjesë në tetshen e apostrofuar të tij.

“#TRE në një foto por asnjë në #TETËSHE.

Vazhdojmë me punë të mira për qytetarin deri në 2025. 😊”, shkruan Avdyli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat