Simnica: Përparim Rama ka vënë në binarë gjëra të cilat për 8 vite janë lënë anash

Aktuale

Simnica: Përparim Rama ka vënë në binarë gjëra të cilat për 8 vite janë lënë anash

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 19:25
Përparim Rama

Asamblisti i LDK-së, Amir Simnica ka thënë se Komuna e Prishtinës ka ndërruar kurs të të bërit politikë për qytetarët e kryeqytetit me ardhjen e kryetarit Përparim Rama.

Simnica tha se opozita në Komunën e Prishtinës nuk mund t’i ndalë apo proklamojë sukseset e Ramës.

“Ne jemi të hapur për çdo lloj teme, roli opozitar dallon prej rolit të pozitës brenda institucioneve të vendit. Për çdo punë që është bërë opozita punë ka që të gjejë diçka pse nuk është në rregull, i kuptojë është e drejtë e tyre demokratike. Mirëpo nuk mund ata t’i ndalin apo proklamojnë sukseset që janë bërë në këtë legjislativ me kryetarin Përparim Rama”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Rama ka arritur që të vendos në binarë gjëra të cilat për 8 vite janë lënë anash.

“Komuna e Prishtinës ka ndërruar kurs të bërit politikë për qytetarët e Prishtinës. Ka ardhur një kryetar i ri i cili nuk dëshiron të merret aspak me të kaluarën, ka vendosur të merret çka tash e tutje. Vetëm për një kohë që po flasim tash katër mujore ka arritur që të vendos në binarë shumë gjëra të cilat për 8 vite janë lënë anash”, tha më tej Simnica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat