Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Aktuale

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Sot në Kuvendin e Kosovës, janë paraparë mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për kimikate dhe Ligjit për mbeturina, thuhet në një njoftim.

Gjithashtu, komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, si dhe atij për Zgjedhje të Përgjithshme.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione poashtu, mban mbledhje.

Në rend dite është shqyrtimi i 22 projektligjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat