Haradinaj: Isa Boletini edhe më tutje i bën roje Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Isa Boletini edhe më tutje i bën roje Kosovës

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 11:50
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot varrin e Isa Boletinit në Mitrovicë.

Haradinaj ka thënë se Isa Boletini edhe më tutje i bën roje Kosovës e frymëzon brezat, reflekton atdhedashuri, trimëri e sakrificë, shkruan teve1.info

Sipas tij, madhështia e këtij populli qëndron në madhështinë e Heronjeve.

“Vizitën e sotme në Mitrovicë e nisa te varri i njeriut i cili identifikoi fatin e tij personal me fatin e Atdheut.

Isa Boletini edhe më tutje i bën roje Kosovës, frymëzon brezat, reflekton atdhedashuri, trimëri e sakrificë.  Madhështia e këtij populli, qëndron në madhështinë e Heronjve të tij!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat