Pushuesi nga Kosova bën denoncimin shokues: Ja çka ndodhi në Velipojë, ku është shteti?

Aktuale

Pushuesi nga Kosova bën denoncimin shokues: Ja çka ndodhi në Velipojë, ku është shteti?

Nga: A.ZH Më: 24 korrik 2022 Në ora: 09:09
Pamje nga Velipoja, korrik, 2022

Një pushues nga Kosova në Velipojë të Shqipërisë, ka treguar një ngjarje shokuese që ka ndodhur dy net më parë atje.

Ai ka thënë se derisa ishte duke shëtitur në sheshin kryesor të qytetit bregdetar, një veturë luksoze hyri andej me shpejtësi të madhe. Pushuesi ka treguar se nga vetura ka dalë një person dhe ka grushtuar e përgjakur një të moshuar që gjendej aty, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur se përse nuk ka ndërhyrë policia.

Reagimi i tij në JOQ:

Denoncimi shokues i një pushuesi nga Kosova.

Jam një pushues nga Kosova në Velipojë. Sonte diku rreth orës 19:20 në sheshin kryesor të Velipojës ishim duke ecur (shëtitur), ku nëpër shesh kaloi një veturë e tipit Mercedes C Klass, ngjyrë e bardhë, kishte ndezur 4 sinjalizuesit dhe voziste shumë shpejt nëpër shesh.

Për një çast të gjithë menduam që ka ndonjë rast urgjence, por ata ia kishin lëshuar muzikës brenda në veturë dhe mbasi kaloi kaloi 20 metra, ndaloi një djalë i ri rreth të 40-tave, doli nga vetura dhe grushtoi një të moshuar rreth të 60-tave në prani të gruas së tij, e përgjaku dhe e shtriu përtoke dhe pastaj hypi përsëri në veturë dhe ia mbathën. Në atë veturë ishin 4 persona.

Pyetja ime është kjo: ku janë policët, ku është shteti? A duhet të rrahemi ne sa herë që vijmë në Shqipëri (vendin tonë) në vend që të pushojmë?! Faleminderit, anonim si të gjithë, sepse ndodhë që më rrahin edhe mua po më zbuluan!

Image
Denoncimi i pushuesit nga Kosova
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat