Çitaku: E dimë kush e ka kundërshtuar rrejshëm, e kush sinqerisht Specialen

Aktuale

Çitaku: E dimë kush e ka kundërshtuar rrejshëm, e kush sinqerisht Specialen

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 16:46
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilat kanë folur për Gjykatën Speciale dhe kanë thënë se “dihet kush ka votuar për themelimin e saj”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se spektri politik në Kosovë duhet të mundohet t’i tejkaloj inatet politike kur flitet për themelimin e Speciales, derisa ka theksuar se ‘’e dimë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë’’.

Sipas saj, nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të raportit, siç e ka quajtur, monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës.

Dje Presidentja e sot Ministrja e Drejtësisë janë përkujdesur me na e përkujtua se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale. E dimë dhe e mbajmë mend shumë mirë. Sikurse e dimë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës”, ka shkruar Çitaku.

Sikurse e dimë dhe e mbajmë mend kontekstin ndërkombëtar në atë kohë. Sikurse e dimë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë. Sikurse e dimë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni”, tha ndër të tjera Çitaku.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre nuk janë në Hagë për shkak të aktivitetit politik. Ata janë atje si prijës të UÇK-së.

Duheni me qenë në gjendje me e tejkalu inatin. Urrejtja nuk është platformë e shëndoshë”, ka shkruar në fund ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat