Arianit Koci i reagon vajzës me veturë luksoze që tha “e kam babin prokuror, ta q* nënën” – tregon çfarë gjobe do të marrë ajo

Aktuale

Arianit Koci i reagon vajzës me veturë luksoze që tha “e kam babin prokuror, ta q* nënën” – tregon çfarë gjobe do të marrë ajo

Nga: N. Sh. Më: 23 korrik 2022 Në ora: 11:53
Vajza me një veture luksoze në Prishtinë

“E kam babin prokuror, ta q* nënën”, kështu ka reaguar një vajzë me një veture luksoze në Prishtinë ndaj një këmbësorje më fëmijë në vendkalimin për këmbësorë.

E këtë e cilëson gabim të patolerueshëm avokati Arianit Koci.

Koci shkruan se edhe kjo gruaja me kamerë nuk ësthë dashur ta bllokon komunikacioni për me marr një kërkim falje nga një individ i paedukatë.

Koci shton se, policia është efikase në këto rashte dhe është i bindur se vajza me veturën luksoze do të dënohet me gjobë të madhe.

Postimi i plotë:

Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim.

Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë.

Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë.

Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici.

Policia në këto raste është shumë efikase.

Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat