Mësohet se si është gjendja e imamit nga Podujeva, Zeqir Berisha

Aktuale

Mësohet se si është gjendja e imamit nga Podujeva, Zeqir Berisha

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 21:12
Zeqir Berisha

Imami i xhamisë në Lupçë të Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berisha, është sulmuar të enjten mbrëma nga tre persona.

Hoxha, fillimisht u dërgua në emergjencë në Podujevë, e më pas u përcoll në QKUK. Për gjendjen e tij, të premten nuk folën nga ky institucion, mirëpo lëndimet u tha se i ka të renda nga Bashkësia Islame në Podujevë.

Por gjendja e ti fatmirësisht është stabile, kështu ka thënë drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Besnik Elshani.

"Gjendja për momentin është stabile. Është intervenu dje. Flitet për lëndim të kafkës, me element e ngjitëse në pjesën trunore. Operimi ka kalu mirë, është stabil. Por ka edhe natyrë të lëndimeve poliraumatike, në fytyrë të eshtrave. Është me vetëdije, por lëndimet janë të natyrës së rëndë", ka thënë drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Besnik Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat