“Unë i kam pas thanë Zoran Pantiqit se kem me u rreh fer”, si ndodhi përleshja mes vëllezërve Geci dhe policisë serbe

Aktuale

“Unë i kam pas thanë Zoran Pantiqit se kem me u rreh fer”, si ndodhi përleshja mes vëllezërve Geci dhe policisë serbe

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 19:42
Vëllezërit Geci

Vëllezërit Geci nga Llausha e Skenderajt njihen për rezistencën e tyre ndër vite kundër regjimit serb, e që edhe rastet kur kishin përplasje me policinë serbe ishin jo të rralla.

Një nga vëllezërit Geci, Ganiu, i ftuar në një emisionin ka folur për një rast ku janë përleshur fizikisht me disa nga policët serbë që operonin në Komunën e Skenderajt.

“Ne ishim halë në sy për Policinë serbe gjatë asaj kohe, sepse zyret e LDK-së i kundërshtonte komplet, ne ishim në konflikt të hapur me ta, vëllëzerit e mi teksa shkonin për në Mitrovicë i ndal Policia, edhe emri Skenderaj, është i vetmi emër nga qytetet që shkruhet edhe pranohet nga administrata e UNMIK-ut, e duke shku ata për Mitrovicë, ata i pysin ku po shkoni, ata thonë në Skenderaj, ata i thonë ku është ky vend, e në debat e sipër përleshen, Fadili e kap për automati njo, ata sjellin, e bohen krejt gjak, 3-4 policë sa kanë qenë aty, nuk munden me i arrestu, ata dojnë me i vra, por vijnë njësia tjetër speciale edhe i arrestojnë, i kanë marrë e i kanë qu me i rrah, Fadilin e kanë dënu 18 muaj”, është shprehur Gani Geci.

Duke parë atë që po ndodhte, filloi menjëherë angazhimi për t’i liruar vëllezërit, e që idea fillestare ka qenë edhe duke e kërcënuar me jetë një serbë i cili ishte shok me një fqinj të tij.

Përpjekja për me i liru vëllezërit ka qenë në fshatin Llaushë në të njejtin ditë, na thanë erdh një prej Runikut edhe thanë se i kanë vra, ne mendojshim se i kanë vra ata, nga aty jam shku tek xhamia e Llaushës edhe e kam pa Sejdi Gecin me një serb elektricist, edhe unë kur e kam pa ata e kam nxjerr revolen, edhe i kam thanë ec hyn në këtë servis, aty ka qenë një telefon, unë i kam thanë thirre policin serb edhe thuj Gani Geci më ka kindapu, lëshoja vëllezërit se po don mem vra, por pronari i servisit më qiti përjashtë, më tha pash zotin, lëshoje se nuk është kurgjo puna e këtij, a për qeto don me i qu dëm dy vëllezërit, edhe e kam lëshu, por ai serbi nuk ka tregu asniher, në market kur është pas pi, më ka thanë a të kujtohet kur më ka kidnapu”, ka treguar ai.

Si për të treguar se deri ku kanë mundur të shkojnë veprimet e tyre, tregon edhe kërkimi “fer” për t’u rrahur me një polic serb në atë kohë.

“Unë i kam pas thanë Zoran Pantiqit se unë e ti kem me u rreh fer, vallahi nuk ka me të bo punë as alltia e as kallashi, kur i pata thanë, aty janë kanë 20 veta, na kemi qenë të njohur për rezistencë, i pata thanë ti nuk je kanë trim hiq, ti je shku i pari civil”, ka përfunuduar Gani Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat