Rrahja e imamit Zeqir Berisha nxit përplasje të tjera: Ndihmësi i tij akuzon rëndë BIK-un

Aktuale

Rrahja e imamit Zeqir Berisha nxit përplasje të tjera: Ndihmësi i tij akuzon rëndë BIK-un

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 16:39
Zeqir Berisha

Pavarësisht që imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha u rrah mbrëmë brutalisht nga tre vëllezërit Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi, namazi i xhumasë është falur në këtë xhami.

Veçse, sot në vend të imamit Zeqir Berisha, besimtarët myslimanë të asaj ane e falën xhumanë me hoxhën Besim Gashi.

Aty ku pas faljes së drekës, sipas raportimit ashpër iu drejtua hoxhës nga Podujeva njëri nga ndihmësit e imamit Berisha, duke akuzuar BIK-un që si ka dal në ndihmë atij.

“Edhe ju keni faj, edhe ju keni faj. Nuk po muj me ardhw qatje se i kom nja dy a tre në shënjestër hoxhollarë të juaj qaty pa ua shti thonjtë në fyt nuk e la. Meje në men, se unë qyty me ta me mish e me shpirt jam munu, e ju nuk i keni jep përkrahje. Nuk i keni dhënë përkrahje”, i drejtohet ai hoxhës nga Podujeva.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat