Hyseni i PSD, reagon për hetimet në NPB: Çka po lypni aty?

Aktuale

Hyseni i PSD, reagon për hetimet në NPB: Çka po lypni aty?

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 16:28
Zgjim Hyseni

Aktivisti i Partisë Social Demokrate, Zgjim Hyseni, ka reaguar nëpërmjet një postimi në lidhje me publikimet e Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) është duke u hetuar.

Hyseni, krahason funksionimin e NPB me disa vendime ose figura të shquara të Vetëvendosjes sot. Në pikëpamje të Hysenit, vendimmarrja e Hekuran Muratit, Mytaher Haskukës, Agim Bahtirit, Luan Dalipi rezultojë më e dëmshme për republikën, se sa ajo e aktivistëve të PSD që po menaxhonin me NPB.

Për më tepër, sipas Hysenit, NPB në vlerësimin e auditorit të brendshëm del më së miri në krahasim me kompanitë tjera.

Postimi i plotë:

Hekuran Murati ia ka ndërtu pisten e aeroportit kompanisë Limak me para publike. 36 milionë

- Njeri nga njerëzit që kompania e Luan Dalipit i ka pasë në pay roll i mori dje 2 vjet burg. Aryeja sipas Gjykatës: ndihmoi Luan Dalipin të fitonte tender

- Auditori që e ka caktu Qeveria, e ka nxjerrë Telekomin ku udhëheq VV me 10 milionë humbje të shkaktuara nga keqmenaxhimi. Po ky Auditor konstaton se bilancet dhe menaxhimi në NPB janë më së miri nga të gjitha ndërmarrjet publike.

- Agim Bahtiri i ka dhanë 2.5 hektarë tokë të komunës falë për qendër tregtare

- Mytaher Haskuka, për me marrë komuna banesa e ka leshu token me 31%.

MAPL ia ka ndërpre se nuk kanë ditë me i ba dokumentat

- NPB i ka marrë 52% të vlerës së projektit. Prona e NPB pas këtij projekti, nga 80 milionë mbërrin në 120 milionë.

- NPB i ka fitu kontestet gjyqësore në DY nivele.

Edhe si pa t’keq, pa e ba publike, Policia hyn raci, kunderligjshëm i ndal kamerat, rrin një orë pa praninë e askujt edhe në fund i lypin dokumentat që i kanë marrë 5 muaj më herët.

Kqyre ti, kishe po m’i hetojnë Drenin e Gencin. Cka po doni? Veç kallxoni se kena me iu dhanë bash çka t’lypni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat