E padëgjuar më parë/ Ganimete Musliu këndon live në emision

Aktuale

E padëgjuar më parë/ Ganimete Musliu këndon live në emision

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 22:13
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, e ka sfiduar veten në një profesion ndryshe sesa që e mban.

Ligjvënësja opozitare, teksa ishte e ftuar në një emision ka kënduar një pjesë të këngës së këngëtares së njohur, Leonora Jakupi.

Musliu e këndoi këngën “mos e prek ushtarin tim”, të Jakupit, videon e së cilës mund ta gjeni më poshtë.

Madje, për këtë ajo tha se një muzikë e tillë është shumë aktuale pasi sipas saj, Ushtria Çlirimtare e Kosovës po mbahet padrejtësisht në Hagë.

Në anën tjetër motra e Ganimetes, Fatmirja i tha duke qeshur se nëse nuk këndon ma mirë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, më mirë mos të këndojë fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat