Deputeti i VV-së: Kjo është arsyeja pse nuk po bëhen investime në infrastrukturë

Aktuale

Deputeti i VV-së: Kjo është arsyeja pse nuk po bëhen investime në infrastrukturë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 00:16
Enver Haliti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Haliti, ka thënë se arsyeja se pse nuk po investohet aq shumë në rrugë, shkolla dhe spitale, janë çmimet e larta të materialit ndërtimor.

Haliti tha se disa kompani i kanë marrë kontratat me çmime të tregut që kanë qenë shumë të ulta, kurse sot ato nuk mund të jenë fitimprurëse.

“Qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë vendim për t’i ndal investimet kapitale. Janë duke vazhduar ato që kanë qenë në proces. Mirëpo, duhet ta keni parasysh se shumë biznese nuk janë të interesuar që të punojnë për shkak të ngritjes enorme të çmimit të materialit ndërtimor. Ka shumë kompani që kanë marrë kontrata para dy viteve ose para një viti me çmime të tregut që kanë qenë shumë të ulta, kurse sot për shkak të çmimeve ato sot nuk mund të jenë fitimprurëse”- tha Haliti.

Ai theksoi se nuk e kupton qëndrimin e opozitës, në njërën anë për ta hequr TVSH-në dhe akcizën e në anën tjetër me kërkesat për t’i rritur pagat.

“Unë kam thënë edhe në debate të tjera, lë të ma tregojnë cila është formula magjike e opozitës. Nga njëra anë e kërkojnë heqjen e akcizës dhe TVSH-së për import, ndërkaq anën tjetër kërkojnë rritjën e pagave, për mjekët, për mësuesit dhe për shumë kategori të tjera. Nuk e di cila është ajo formulë magjike që në njërën anë të zvogëlohen të hyrat dhe nga ana tjetër të rriten shpenzimet” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat