Hoti: Presim me padurim ditën kur edhe Kosova, dhe i gjithë Ballkani, do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian

Aktuale

Hoti: Presim me padurim ditën kur edhe Kosova, dhe i gjithë Ballkani, do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot ka qenë Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për këtë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo është ditë historike për historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për gjithë Ballkanin.

Ai ka shkruar se presin me padurim ditën kur edhe Kosova, dhe i gjithë Ballkani, do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian.

“Sot është ditë historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për gjithë Ballkanin. Siguria në Ballkanit është më e madhe me këto dy vende anëtare të BE-së.

Presim me padurim ditën kur edhe Kosova, dhe i gjithë Ballkani, do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian. Vetëm përmes integrimit evropian dhe në NATO mbyllet çdo burim jostabiliteti në këtë pjesë të Evropës dhe botës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat