Edhe sot Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Aktuale

Edhe sot Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 06:49
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe sot dyert e hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë ta vizitojnë dhe të takohen me deputetë.

Kjo në kuadër të ditës së dytë të organizimit tashmë tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti, nga ora 8:00 – 16:00”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Dyert e Kuvendit kanë qenë të hapura edhe dje ku bashkatdhetarë të shumtë kanë vizituar Kuvendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat