​Mehaj pas aksionit në Leposaviq: Krenar me policët, t’i përkrahim fuqishëm

Aktuale

​Mehaj pas aksionit në Leposaviq: Krenar me policët, t’i përkrahim fuqishëm

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 12:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj duke komentuar rastin e fundit në Leposaviq, ku policët rrezikuan jetën e tyre në operacionin kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, ka thënë se

Mehaj në mërin e tij dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK-së, ka shprehur mirënjohjen maksimale për policët tanë, gra e burra heroik, gardianë të sigurisë dhe rendit tonë publik, si dhe luftëtarë të pakompromis në zbatimin e ligjit.

Postimi i Mehajt:

Mirënjohje maksimale për Policinë e Kosovës, gardianen tonë të sigurisë dhe rendit publik.

Rasti i fundit, kur duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe qëndruar fuqishëm në krye të detyrës, kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, na bënë shumë nder dhe krenar të gjithëve, krahas përgjegjësisë së të gjithëve që të përkrahim fuqishëm Policinë tonë.

Policëve të lënduar gjatë operacionit të fundit, u urojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim në detyrat, shërbimin dhe misionin e tyre të shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat