​EULEX i reagon Maria Bamieh: Nuk e prezantoi as edhe një provë të re

Aktuale

​EULEX i reagon Maria Bamieh: Nuk e prezantoi as edhe një provë të re

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Misioni për sundimin e ligjit EULEX, ka reaguar pas konferencës së sotme të ish-prokurores, Maria Bamieh, duke thënë se ajo në konferencën e sotme për shtyp, përsëriti akuzat, thashethemet dhe bëri përgojime të pabazuara, por nuk e prezantoi as edhe një provë të re.

EULEX në reagim thekson se provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it në qendër të këtyre akuzave: https://www.eulex-kosovo.eu/?page=1,10,518.

“Përveç kësaj, rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë në vitin 2018.

Ajo kishte filluar një procedurë civile në Britaninë e Madhe në lidhje me çështjet e punësimit kundër punëdhënësit të saj (FCDO), Misionit dhe kolegëve të saj, disa prej të cilëve ajo i përmendi sot. Në vitin 2015, një raport nga një ekspert ligjor i pavarur e shqyrtoi zbatimin e mandatit të EULEX-it me theks të posaçëm në trajtimin e këtyre akuzave. Ky raport është në dispozicion këtu: https://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/150331_jacque-report_en.pdf. Si Misioni për sundimin e ligjit, ne besojmë në drejtësinë e ndarë nga institucionet e drejtësisë“, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat