Mërgimtari: Erdhëm me autobusë për ta votuar Kurtin, por na dëshpëroi

Aktuale

Mërgimtari: Erdhëm me autobusë për ta votuar Kurtin, por na dëshpëroi

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 19:19
Qytetari që jeton në Gjermani

Në zgjedhjet e fundit diaspora në shumicë votoi pro Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke u bërë kështu një krah i fort që shtyu Kurtin drejt pozitës së kryeministrit.

Megjithatë, Kurti me qeverisjen e tij gjatë kësaj kohe ka dëshpëruar një pjesë të diasporës.

Kështu ka thënë një qytetar që jeton në Gjermani tashmë për 25 vite. I cili ka shtuar se Kurti përveç tjerash ka shkelur një premtim të tij lidhur me sektorin privat.

Qytetari, ka thënë se Kurti kishte premtuar se do ta mbikëqyrë këtë sektor, por që, sipas tij diçka e tillë nuk ka ndodhur.

“Unë jam që 25 vjet vetë në Gjermani. Po shihet ashiqare pse po bëhet migrimi. Këtë vend e kanë shkatërruar krejt, Albin Kurti u kanë i fundit edhe ai na dëshpëroi edhe çka me bë më këtu. Kryeministri i tashëm na ka dëshpërua me të madhe. Jam ardh vetë prej Gjermanisë me autobusë e kemi votu edhe na ka dëshpëruar me të madhe. Se kom pritë. Ai ka thënë, kur ka qenë në Gjermani, ia patëm bë pyetjen për sektorin privat, ka thënë se ka me shiku sektorin privat. Ai nuk është marrë fare me sektorin privat. Ai patë thënë se ka me mbikëqyr sektorin privat, e ai se ka mbikëqyr kurrë hiç. Ke afati i fundit me Albin Kurtin edhe ky na la mbrapa”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat