Miftaraj reagon për skandalin e kryeprokurorit të Gjakovës: A keni ende dyshime për vetting?

Aktuale

Miftaraj reagon për skandalin e kryeprokurorit të Gjakovës: A keni ende dyshime për vetting?

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 18:19
Ehat Myftaraj

Drejtori i IKD-së Ehat Myftaraj ka reaguar pas skadnalit që plasi me kyreprokurorin e Gjakovës, ku ky i fundit i dërgoi pyetjet e testit për bashkëpunëtorë professional tek numri i telefonit të një gazetareje.

Dyshohet se z.Ramiz Buzhala kryeprokurori i Gjakovës, këto pyetje ka dashur t’i dërgoj tek dikush tjeter por që gabimisht përfunduan në duart e gazetares.

Myftaraj, këtë situatë e ka ndërlidhur me nevojën për reformë të thellë të drejtësisë në Kosovë, si dhe me rezistencën që këshilli prokurorial e ka shfaqur ndaj kësaj reforme.

“A keni ende dyshime per nevojen per Vetting ne Kosove?

A po e kuptoni se reforma ne sistem prokurorial ska alternative?

Sa më pak integritet, mundesite me qene anetar ne KPK dhe me marr pozite te Kryeprokurorit jane me te medha. Sigurisht, me pak perjashtime te rralla, shume shume te rralla.” ka shkruar Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat