Vetëm me shkollë të mesme, Nikolla Aksiq tash e 12 vjet udhëheq divizionin në qeveri

Aktuale

Vetëm me shkollë të mesme, Nikolla Aksiq tash e 12 vjet udhëheq divizionin në qeveri

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 00:00
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Ndonëse Berat Halili nuk po arrin të avancohet, pavarësisht ngritjes akademike, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, udhëheqësi i tij, Nikolla Aksiq, mban këtë pozitë vetëm me shkollë të mesme.

KIKS ka kontaktuar me Aksiqin, por i njëjti ka refuzuar të flasë për këtë temë, me arsyetimin që është në pushim.

Se Aksiq nuk posedon shkollimin e nevojshëm për punën që kryen që 12 vjet, pati vërtetuar edhe Agjencia Kundër Korrupsionit, në maj të 2020-shit.

“Nikolla Aksiq nuk posedon ndonjë shkollim universitar, përveç një diplome të një shkolle të lartë, e cila nuk është valide, sipas përgjigjes së MASHT-it, të datës 03.03.2020, pasi që sipas tyre, diplomat e tilla nuk validohen”, thuhet në opinionin që AKK-ja ia kishte dërguar MAPL-së.

Përmes këtij opinioni, kjo agjenci alarmon Ministrinë e Pushtetit Lokal se Aksiq nuk mund të mbajë pozitën, për të cilën është caktuar në këtë ministri.

“Çështja e caktimit të personit në fjalë pa shkollimin adekuat lë mundësi mjaft të madhe për manipulim dhe keqpërdorim të kësaj detyre. Situata në fjalë bie ndesh me Katalogun e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, pasi që personi në fjalë, me shkollimin që posedon, nuk mund të mbajë pozitën, për të cilën është caktuar. Pozita në fjalë, sipas Katalogut të Punës, kërkon shkollim universitar.”

Mirëpo, për këtë çështje nuk është i njoftuar ministri i ri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat