Milazim Krasniqi tregon pse të rinjtë po ikin nga Kosova

Aktuale

Milazim Krasniqi tregon pse të rinjtë po ikin nga Kosova

Nga: P.R Më: 11 korrik 2022 Në ora: 22:34
Milazim Krasniqi

Tash e disa vite, Kosova po përballet me ikjen e shumë të rinjve, të cilët po emigrojnë në vendet perëndimore, kryesisht në Gjermani.

E së fundi, këtë temë e ka rikthyer edhe media kroate, Index.hr, e cila shkruan se mijëra të rinj në Kosovë po përgatiten të shkojnë për të punuar në Gjermani, e cila ka mungesë të punëtorëve shëndetësorë, kështu që vendi mund të mbetet pa fuqi punëtore në disa sektorë.

Lidhur me këtë, profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi ka treguar pse të rinjtë po ikin nga Kosova.

“Të rinjtë tanë po ikin nga Kosova shkaku i izolimit. Po duan ta shohin e ta jetojnë Evropën. E kanë të ndaluar lirinë e lëvizjes në kontinentin e vet. Jetojnë si në karantinë. Absurdi është se ata që na kanë ndihmuar ta fitojmë lirinë, na e kanë imponuar izolimin”, shkruan Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

“Pra, nuk bëhet fjalë për refuzim ndaj Evropës. Bëhet fjalë për refuzimin e refuzimit të Evropës që t’i trajtojë si evropianë”, ka shkruar profesor Milazim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat