​Kurti në Simpoziumin Symi: Siguria dhe mbrojtja e Evropës së këtij shekulli do të vendoset në këtë dekadë

Aktuale

​Kurti në Simpoziumin Symi: Siguria dhe mbrojtja e Evropës së këtij shekulli do të vendoset në këtë dekadë

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 22:05
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha sot se BE-ja dhe NATO-ja duhet të bashkëpunojnë më shumë sepse siguria dhe mbrojtja e Evropës së këtij shekulli do të vendoset në këtë dekadë.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri gjatë panelit “Implikimet e luftës në Ukrainë: Strategjia e re për shtyrjen përpara të hyrjes në BE të Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët”, që në kuadër të Simpoziumin Symi, në Athinë.

Sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian, kryeministri shprehu besimin që rruga më e mirë përpara është me Procesin e Berlinit, pas fillimit të ri të nisur nga kancelari Scholz, thuhet në komunikatën për media.

Ky Proces i Berlinit 2.0, siç e quajti kryeministri Kurti, do të sillte tregun e përbashkët rajonal dhe BE-në si vlerë dhe mekanizëm brenda të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kur them vlera evropiane mendoj sundim i ligjit, të drejtat e njeriut, të drejtat qytetare, ballafaqimi me të kaluarën, demokratizimi, liria e mediave, të drejtat e minoriteteve”, tha ai.

Për invazionin rus dhe agresionin ushtarak në Ukrainë, kryeministri tha se është detyrë urgjente për BE-në, dhe se beson që përveç shfaqjes së empatisë, simpatisë dhe solidaritetit ndaj popullit të Ukrainës dhe përpjekjeve të tyre për çlirim, duhet bërë gjithë atë që është e mundur për t’iu dalë në ndihmë atyre që ta çlirojnë veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat