Kosova mirëpret gazetaret e radhës ukrainase

Aktuale

Kosova mirëpret gazetaret e radhës ukrainase

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Mesditën e sotme në Kosovë, kanë mbërritur gazetaret e radhës ukrainase, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash - si pjesë e programit “Journalists in Residence - Kosovo”.

Gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Boja, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

Deri më tani si pjesë e programit “Journalists in Residence - Kosovo” që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë strehuar katër kolegë ukrainas.

Në kuadër të këtij programi, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor.

ECPMF dhe AGK janë duke bërë përgatitje që në ditët në vijim të presë gazetarë të tjerë nga Ukraina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat