Jovanoviç: Faleminderit kancelarit Sholc dhe Parlamentit Evropian që qartë theksuan atë që ne themi tash e 14 vite

Aktuale

Jovanoviç: Faleminderit kancelarit Sholc dhe Parlamentit Evropian që qartë theksuan atë që ne themi tash e 14 vite

Nga: Fatmir Beka Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:21
Milosh Jovanoviç

Kreu i DDS së re Milosh Jovanoviç ka thënë se Serbia nuk do të duhej të bëhet pjesë e BE-së dhe falënderoi Parlamentin Evropian dhe kancelarin gjerman Sholc që “qartë dhe zëshëm” kanë thënë atë që ne kemi thënë tash e 14 vite si subjekt, që Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës për të hyrë në BE, shkruan N1 transmeton “Bota Sot”.

„Faleminderit Sholcit dhe PE që thanë atë që ne kemi thënë qe 14 vjet, tash iu tha zëshëm edhe qartë se anëtarësimi ynë në BE është i kushtëzuar me pranimin e Kosovës. Nëse duam të bëhemi pjesë e BE-së, ne duhet të bëjmë këtë” tha Jovanoviç.

Lideri i DSS ka thënë se nuk është  „kundër-evropian”, por vetë BE kushtëzon mungesën e rrugës sonë evropiane, sepse me pranimin e ndarjes së Kosovës “do të vritemi si popull, komb dhe shtet “.

Në pyetjen çka pret pas miratimit të rezolutës së PE-së kur përveç pavarësisë së Kosovës, nga Serbia kërkohet edhe vendosja e sanksioneve Rusisë, Jovanoviç tha se Vuçiq „përherë dërgon sinjale edhe njërës edhe palës tjetër“.

Më e pakta që mund të bëhet është hapja e shqyrtimit të integrimit evropian të Serbisë.

„Ne mbi 20 vite jemi në rrugën evropiane, por kurrë nuk kemi pasur shqyrtim dhe debat për këtë çështje” tha Jovanoviç.

Lideri i DSS ka përsëritur se është kundër vendosjes së sanksioneve Rusisë dhe shtoi se me BE ka “probleme të vlerave” në disa segmente.

„Nuk mendoj se vlerat e LGBT janë të drejta fondamentale“, tha ai, duke shtuar se ka edhe shumë gjëra tjera “ të distancimit të familjes dhe kombit”.

Jovanoviç ka vlerësuar se nuk janë vetëm rusët fajtor për luftën e Ukrainës, por kjo është përgjegjësi e perëndimit për këtë që po ndodhë është shumë e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat