Presidentja Osmani dekreton 48 gjyqtarë të rinj

Aktuale

Presidentja Osmani dekreton 48 gjyqtarë të rinj

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 15:02
Osmani ka dekretuar 48 gjyqtarë të rinj, në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dekretuar 48 gjyqtarë të rinj, në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me gjyqtarët me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor, me ç’rast edhe ka kërkuar nga gjyqtarët e rinj përkushtim dhe angazhim sa më të lartë.

“Me këtë përbërje të sistemit gjyqësor, së bashku do i japim një kthesë të rëndësishme sistemit gjyqësor brenda një periudhe të shkurtër sepse na presin sfida të mëdha, mirëpo nuk kam dilemë se të gjithë ju do të bëni një punë të mirë”.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes të udhëhequr KGJK-ja.

Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat