Fatmir Sejdiu tregon se çfarë raporte ka pasur me Hashim Thaçin

Aktuale

Fatmir Sejdiu tregon se çfarë raporte ka pasur me Hashim Thaçin

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 22:02
Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur në emisionin Pressing  se cilat kanë qenë raportet e tij me ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

Sejdiu thotë se ka pasur raporte konstruktive me të gjithë, përfshirë Thaçin, në kohën sa ishte president.

“Kanë qenë konstruktive. Kam bashkëpunuar me të gjithë. Me të jam konsultuar. Edhe me kryetarin e Kuvendit. Por edhe me të tjerë sikur shefi i AKI-së, shefi i Policisë me raste e kështu me radhë”, thotë ai.

Ai shton se bashkëpunimi me të ka qenë në aspektin institucional, por secili ka pasur qasjen e vet.

“Kam mbajtur qasjen time, ai qasjen e vet. Bashkëpunimin e kemi mbajtur në aspektin institucional. Thaci ka qenë përfaqësues i një subjekti. Sikur ai e edhe të tjerët kanë pasur qasje konstruktive. Koha do t’i tregojë për të gjithë. Përpjekja ime ka qenë, i kthehemi atje ekipit të unitetit, që njerëzit t’i mbajnë të bashkuar në një qetësi të ecjes. Ka pasur ndonjëherë përplasje, jo me mua, por disa prej anëtarëve, për çështje perifere. Prandaj nuk jam ndalur aty. Kam vazhduar dhe jemi ku jemi”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat